Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ralf Gjoni ironizon vizitën e Ramës në Francë: Do i japë mend Macronit? Nuk kursen Bashën: Gjumash që bën libra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Ralf Gjoni nuk kurseu ironitë për kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Lulzim Basha, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Sa i përket vizitës së Ramës në Francë, Gjoni tha se ajo ishte e pa vend dhe arsyeja për të cilën ka shkuar e pakuptimtë.

“Për çfarë vajti atje ai, apo për ti dhënë mend Macronit, se e ndriti Shqipëria dhe e menderosi Franca”, u shpreh Gjoni. Përsa i përket librit të kreut të PD, deputeti tha “Po normal që Rama do tallet kur ka para një gjumash që bën libra.”

Për Aktin Normativ të depozituar sot në Kuvend nga Qeveria, Gjoni shtoi se e gjithë “lufta” për vaksina, është një “luftë” politike. Sipas tij, Shqipëria nuk ka pse të jetë pjesë e kësaj lufte që “mban erë të keqe”.

“Ç’ju duhet sputnik dhe sinofarm, ne shohim drejt perëndimit, kjo është luftë politike. Pandemia është vetëm maja e asbergut e një lufte ekonomike. Sot nuk po flasim në këtë akt për një vaksinë të gjithëpranuar. Nuk po flasim për një vaksinë ndërkombëtare. Është një kakofoni dhe një dilentatizëm politik gjithandej.

Mban erë shumë të keqe gjithandej dhe ne nuk kemi pse të bëhemi pjesë e kësaj. Kjo është luftë gjeopolitike dhe jo luftë shëndetësore. Unë nuk e kuptoj pse e keni sjellë këtë Akt Normativ në Parlament apo për t’ju fshehur përgjegjësisë juridike në të ardhemn? Ju keni frikë dhe nuk jeni të sigurt për të ardhmen”, u shpreh deputeti Ralf Gjoni.

Më shumë

spot_img
spot_img