Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ralf Gjoni i sigurt: Damian Gjiknuri nuk do të jetë më drejtues i Reformës Zgjedhore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, është shprehur i bindur se Damian Gjiknuri do të largohet nga drejtimi i Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë në “Top Channel”, Gjoni theksoi se Gjiknuri nuk do të jetë më bashkëkryetar i këtij komisioni, kjo për arsye se është përfolur në audio-përgjimet e dosjes 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Unë mund t’ju garantoj se Gjiknuri nuk do të vazhdojë të jetë kryetar apo bashkëkryetar i komisionit. E di pse e di unë këtë? Se pa pjesëmarrjen tonë komisioni nuk mund të mblidhet. Nuk do të jetë më dhe ky komisioni nuk mund të mblidhet më me Damian Gjiknurin bashkëkryetar. Jo se Gjiknuri është ndonjë i keqi i madh, por sa kohë që emri i tij është përfolur përmes disa përgjimeve ku aludohet për parregullsi elektorale, nuk mundet që ky person që nuk e ka sqaruar këtë çështje me drejtësinë, të jetë bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore”, tha Ralf Gjoni.

Më shumë

spot_img