Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
38 °
Sht
33 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ralf Gjoni i del në krah Edvin Priftit: Nuk është turp që kardiologu më i mirë në Shqipëri të ketë mbi 200 mijë euro, çfarë keni bërë për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

442d88205797966b359198ca2edbb019

Deputeti Ralf Gjoni i ka dalë në krah mjekut Edvin Prifti, i dënuar për korrupsion nga GJKKO, të cilit iu gjetën në banesë dhe zyrë shuma prej 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.

Gjoni është shprehur se nuk është turp që kardiologu më i mirë i Shqipërisë të zotërojë mbi 200 mijë euro, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të verifikuar 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit.

Deputeti ka aluduar edhe për një marrëveshje Rama-Basha, sipas të cilit qeveria “masakroi” Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Bashën, ndërsa dhurata e jkëtij të fundit do të jetë mandati i tretë për Ramën.

“Shoqëria shqiptare vuan nga çrregullime masive mendore për shkak të shtypjes nga qeveria dhe është alarmuar më shumë gjatë vitit të fundit për shkak të pandemisë. Njerëzit janë të çoroditur, njerëzit kanë humbur shpresën dhe ky është një nga çrregullimet më të rënda mendore.

Në nenin 1 flitet për një shtrim të vullnetshëm të të sëmurit mendor, por mua më shqetëson nënshtrimi i vullnetshëm i një populli të shtypur ndaj kësaj lloj qeverisje. Një popull që nuk ka shpresë që nmund të ketë dritë në fund të tunelit. Unë e them këtë sepse djalli fle në detaje, te ligji. Të hedhim sytë nga Kosova, pasi Kosova na ka bërë me turp. Një vend që nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE arrin që të bëjë zgjedhje të lira dhe të barabarta, numëron votat brenda ditës, shpall fituesit dhe humbësit i urojnë fat fituesit. Ne sot në Shqipëri në vitin 2021 nuk jemi ende në gjendje të themi se vota e shqiptarëve numërohet. Jemi i vetmi vend që s’kemi mundësi t’i garantojë votën zgjedhësit.

Ju masakruat Kodin Zgjedhor për të mbajtur në krye të PD Luli Bashën, dhe në kthim dhurata e Bashës është mandati i tretë për Edi Ramën. Kjo ishte marrja vesh e aktorëve kryesorë të establishmentit. Dy gjëra duheshin në Shqipëri: hapja e listës dhe numërimi i votës nga një administratë e papolitizuar.

Ne po vëmë kryqin te ato kutitë me fabula imagjinare. Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”, tha Gjoni.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img