Hapësire reklamuese

Politikë

Rakip Suli tregon 3 kallëzimet në SPAK për Xhelal Mziun: Shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzëve, nuk mori as 3% që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit

Shkruar nga Newsbomb
Rakip Suli - Xhelal Mziu

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka paditur në SPAK paraardhësin e tij në këtë post Xhelal Mziun, për disa shkelje që ai konsideron se Mziu ka bërë gjatë kohës kur ka qenë në detyrë.

Ai tregoi për Report Tv se e ka kallëzuar Mziun në SPAK për mosmarrjen e 3% nga lejet e ndërtimit që ka dhënë, për thertoren dhe për linjën e autobusëve të Paskuqanit.

“Kallëzimi i parë është bërë para një viti, kallëzimi i dytë afërsisht para një viti dhe i treti para disa ditësh. Këtu nuk kemi të bëjmë fare me kohën zgjedhore që kemi por në vijimësi të paligjshmërisë që vërehen dhe shumë shpejt mund të jemi në kallëzimin e katërt dhe se për çdo shkelje që do kap do i kallëzoj në SPAK”, tha Suli.

Kryebashkiaku i Kamzës tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga SPAK, ndërsa shpjegoi edhe abuzimin që u bë me linjën e autobusit të Paskuqanit.

“Ne s’kemi marrë ende përgjigje nga spak por ka marrë të gjithë dosjen e kësaj çështje. Pas një auditimi të brendshëm është gjetur një procedurë e nisur dhe për dhënien e një leje për linjën ë autobuzësh në njësinë Paskuqan, ku fituesi ka dalë në 20.1.2017 dhe brenda 60 ditësh duhet të lidhet kontrata me fituesin me linjën e autobusë dhe nuk është lidhur dhe kjo është bërë me dy vite më vonë. Dhe 10 ditë para se të largohej nga zyra e kryetarit të bashkisë. Në dy vite në këtë zonë që doli filtruesi kush e bëri këtë biznes, a funksioni kjo linjë? Nëse po ku janë taksat që i paguhen shtetit, nëse jo si i la qytetarët e zonës pa linjë. E treta, ku  është e drejta ligjore që pas 2 vitesh të lidhësh kontratën me fituesin. Kam bindjen që këtu është abuzim i drejtpërdrejti i ish kryetari të bashkisë për qëllime ekonomike, se cila është arsyeja tjetër”, tha Suli.

Për sa i përket kallëzimit se Mziu ka dhënë leje ndërtimi pa marrë 3 % nga investitorët privat për llogari të bashkisë, Suli tha se kjo i ka shkaktuar bashkisë një dëm të madh ekonomik.

“Nga ish kryetari janë dhënë tre leje ndërtimi ku tek asnjëra, që janë me sipërfaqe mbi 2000 metra katëror, nuk është bërë marrëveshja për kalimin e kësaj pasurie sipas 3 % në pronësi të Bashkisë së Kamzës, duke u nisur nga auditi për këtë probleme kemi bërë një kallëzim në SPAK. Ky 3 % merret objekt sipërfaqe apartamenti ne funksion të familje për strehim social dhe nuk është aplikuar nga Mziu. Ky 3 % është bërë për shtresën më në nevojë dhe kjo sipërfaqe apartamentesh në pronësi të bashkisë ka mundësi të strehojë familje në nevojë”, tha kryebashkiaku i Ramës.




Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu