Aeroplani i Malaysia Airlines “MH17” është qëlluar me raketë të prodhimit rus. Bordi i Raportit të Sigurisë holandeze ka thënë sot se copa nga raketa e prodhimit rus “Buk” tokë-ajër u gjetën në brendësi të aeroplanit dhe trupave të ekuipazhit.
Të njëjtin fakt e kanë pohuar edhe të afërmit e viktimave të cilët konfirmojnë se historia është ashtu siç dyshohej; raketa ka qëlluar aeroplanin duke vrarë në çast pilotët dhe duke lënë pa ndjenja pasagjerët.
Aeroplani po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur më datë 17 korrik të 2014-ës kur, sipas versionit të sotëm, u qëllua nga një raketë tokë-ajër e prodhimit rus mbi një qytet të Ukrainës të kontrolluar nga rebelët pro-rus. 298 persona humbën jetën, ndër ta 196 pasagjerë holandezë dhe 10 shtetas britanikë.
Sondazh