Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Raketat ruse mbi Kiev, NATO dhe BE dënojnë sulmet: Rusia ka dëshmuar se përfaqëson terror dhe brutalitet

Lajme të ngjashëm

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropianë, kanë  dënuar  valën “e tmerrshme” të sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë lënë të vdekur shtatë civilë dhe kanë plagosur mbi 60 të tjerë këtë mëngjes.

“Kam folur me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe kam dënuar sulmet e tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës. NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit, aq sa të ketë nevojë”,  ka thënë Stoltenberg.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është “e shokuar” nga sulmet e Rusisë.

“Rusia ia ka dëshmuar edhe një herë botës se çfarë përfaqëson: terror dhe brutalitet”, ka thënë von der Leyen.

Ndërsa Moska i ka konsideruar sulmet si hakmarrje për veprimet “terroriste” të Kievit, duke përfshirë edhe shpërthimin e urës që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Theksojmë se forcat  e ushtrisë ruse kanë sulmuar mëngjesin e sotëm me 75 raketa Kievin, duke shkaktuar të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur.


Më shumë