Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Raketat nuk kanë të ndalur, palestinezët nuk heqin dorë, “hakmerren” ndaj Izraelit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata midis Izraelit dhe Palestinës prej ditësh vijojnë të mbeten e tensionuara. Së fundmi, militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetra raketa drejt Izraelit.

Ky reagim i palestinezëve ka ardhur si një hakmarrje për sulmet ajrore izraelite ku humbën jetën disa komandatë të vjetër të Palestinës.

Shkallëzimi, i cili filloi ditën e hënë, ka shkaktuar dhunë në rrugët e Izraelit midis hebrenjve dhe arabëve të Izrealit.  Sipas mediave të huaja deri më tani 67 persona në Gaza dhe shtatë persona në Izrael kanë mbetur të vrarë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se po planifikon të dërgojë forca ushtarake për të ndihmuar policinë në mbajtjen e rendit në qytetet e shkatërruara nga dhuna.

Teksa shtoi se sulmet në ditët e fundit arritën në “anarki”

“Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebre që sulmon arabët”, tha ai në një deklaratë gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Lufta” shpërtheu ditën e hënë pas disa javësh tensioni mes Izraelit dhe Palestinës në Jeruzalemin Lindor, i cilii kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Nga informacionet e dhëna nga policia, më shumë se 374 persona u arrestuan dhe 36 oficerë mbetën të plagosur pas përplasjeve në qytetet izraelite.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img