Hapësire reklamuese

Bota

Raketa ruse prek territorin e një shteti tjetër, banorët në panik

Shkruar nga Newsbomb
Raketa ruse prek territorin e një shteti tjetër, banorët në
Një raketë ruse e rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase, ra në një fshat në veri të Moldavisë, pranë kufirit të saj me Ukrainën, duke shkaktuar panik tek banorët atje. Sipas BBC dritaret e disa shtëpive në fshatin Naslavcea u thyen, por fatmirësisht nuk ka patur viktima. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Moldavisë. Autoritetet ukrainase kishin informuar Moldavinë këtë mëngjes për një sulm rus në një digë të hidrocentralit Dniester që ndodhet 10 km larg Naslavcea, por diga nuk u dëmtua.

Kjo vjen pas sulmeve ruse në disa qytete të Ukrainës këtë mëngjes, të cilat shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në fillim të këtij muaji, tre raketa ruse që synonin Ukrainën shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë, por Rusia nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentet.

Sondazh

Poll