Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Raketa dhe tanke drejt Ukrainës, Ushtria ruse thotë se nisi sulmet për të mbrojtur zonat separatiste të Donbasit

Lajme të ngjashëm

Ushtria ruse ka nxjerrë një deklaratë duke ngritur një sërë pretendimesh në lidhje me natyrën e pushtimit dhe justifikimet, për raketat që u lëshuan në orët e para të mëngjesit të sotëm mbi Ukrainë, menjëherë pas fjalimit të presidentit Putin.

Ajo përsërit pretendimin se sulmi i saj ndaj Ukrainës ishte nisur për të mbrojtur zonat separatiste të Donbasit të mbështetura nga Rusia, për të cilat Moska tha se po sulmoheshin nga ushtria ukrainase. Ekspertët thonë se kjo është pothuajse me siguri e rreme dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar për javë të tëra se Rusia do të krijonte një pretekst për të justifikuar pushtimin.

Rusia thotë gjithashtu se sulmet e saj janë me “precizion të lartë” dhe synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake. Por, raportet e terrenit që nxjerrin mediat ndërkombëtare tregojnë për më shumë se 30 civilë ukrainas të vrarë, duke përfshirë të paktën tetëmbëdhjetë persona pranë portit të Odessas nga një sulm me raketa.

Ushtria ruse thotë gjithashtu se forcat e armatosura ukrainase po ikin masivisht, duke braktisur armët dhe pozicionet e tyre. Ukraina, nga ana tjetër, thotë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar disa avionët bombardues – megjithëse kjo nuk mund të verifikohet.

Qeveria i ka ofruar edhe armë kujtdo që i do që do të luftojë.

Më shumë