Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Rakacolli nuk e përjashton një mbyllje të dytë: Situata është delikate, vendimet do të merren në përputhje me nivelin e infektimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

9ab91aefde96c54d67b9103b46ad55ce

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë në RTSH nuk e ka përjashtuar një izolim të dytë të Shqipërisë nëse shifrat vazhdojnë të rriten.

Ajo tha se vendimet do të merren në përputhje me nivelin e infektimeve, ndërsa shtoi se çdo masë deri më tani është marrë në përputhje me situatën.

“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, cdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me cka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se cfarë masash duhen marrë”, tha Rakacolli.

Për sa i përket publikimit të studimit nga Akademia e Shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës, Rakacolli tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se ISHP po kryen një studim mbi infektimet nga COVID-19.

“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19”, tha zëvendësministrja.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img