Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Rakacolli: Mjekët shqiptarë nuk ikin në Gjermani për pagë, por sepse ata gjermanë largohen drejt Zvicrës dhe Amerikës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve  ha se mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk largohen nga vendi drejt Gjermanisë për shkak të pagës.

Sipas Rakacollit mjekët që largohen drejt Gjermanisë ikin pasi mjekët gjermanë shkojnë në Zvicër dhe Amerikë.

Rakacolli theksoi se pagat janë rritur dhe deri në fund të mandatit kjo rritje do të shkojë deri në 20%.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.

Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.

Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni detajin e rëndësishëm që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Ne po rrisim kuotat e mjekëve. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Pse kaq e aq? Për sa i përket lëvizjes, e rëndësishme është që mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga. Mos harroni që deri para një viti bëheshin shumë pak bërja e analizave publike”, tha Rakacolli.

Më shumë


spot_img









spot_img