Hapësire reklamuese

Politikë

Rakacolli kërkon miratimin e vaksinës kineze: Është 100 % efektive, janë vaksinuar 10 milion njerëz me Sinovac

Shkruar nga Newsbomb
Rakacolli kërkon miratimin e vaksinës kineze: Është 100 %

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur në Komisionin e Ekonomisë për marrëveshjen me kompaninë turke për sjelljen e vaksinës kineze Sinovac.

Ajo ka thënë se kjo vaksinë siguron 100% shpëtimin e jetës dhe duke qenë se janë vaksinuar 10 milion persona me këtë vaksinë, kjo tregon efektivitetin e saj.

Rakacolli u shpreh gjithashtu se Turqia ka blerë nga Kina 100 milion vaksina, disa prej të cilave i ka sjellë edhe në Shqipëri.

"Kjo vaksinë siguron 100 përqind shpëtimin e jetës. Ky komitet e ka klasifikuar nga vaksinat që mund të përdoret me sukses në Shqipëri. Me këtë vaksinë janë vaksinuar mbi 10 milionë persona edhe mbi 65 vjeç. Mbi 1 milionë janë personel shëndetësor. Kjo tregon efektivitetin e vaksinës.

Në Turqi kjo vaksinë vjen nga kompania turke. Kompania shprehu interesin për të bërë sjelljen e saj edhe në Shqipëri. Ka blerë nga Kina 100 milionë vaksina.

Teksti i kontratës është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Komisioni miratimin e marrëveshjes",- tha Ramacolli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu