Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Rakacolli “i tërheq veshin” Bashës: Partitë po shkelin masat anti-Covid, mos bëni grumbullime pa respektuar distancën dhe mbajtjen e maskës në takimet elektorale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli foli ditën e sotme për fushatën elektorale të partive politike, për të cilat u shpreh se nuk po respektojnë masat anti-Covid, duke lënë të kuptohet se PD- po bën grumbullime masive gjatë fushatës pa respektuar rregullat.

Ajo u ka bërë apel partive që të marrin masa përsa i përket organizimit të fushatës elektorale konform rregullave anti-Covid-19, pasi sipas saj njerëzit nuk po respektojnë distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë takimeve politike. 

“Fatmirësisht e kemi diskutuar dhe bashkë nivelin emasave doli që ekspertët e komitetit e kishin vlerësuar si duhet situatën dhe masat e propozuara prej tyre po japin rezultatin por dua të theksoj se ka një rritje të ndjeshmërisë së një pjese të popullatës për ti zbatuar masat dhe padushim kjo është pjesë e suksesit.

Duke marrë parasysh dhe procesin e vaksinimit dhe ritmet si po ecim dhe menduam se gjërat duhet të shkojnë mirë. Por ekspertët në vlerësimet që po i bëjnë situatës janë të shqetësuar për disa fenomene që vihen re në grumbullimet që bëhen për shkak të fushatës elektorale.

Kur kemi diskutuar masat kemi diskutuar dhe faktin se Shqipëria po hyn në fushatë elektorale dhe a duhej rekomanduar ndonjë gjë. Eksperienca e vendeve që kanë kaluar fushatë në pandemi, treguan që nëse zbatohenv masat si duhet procesi i fushatës elektorlae dhe i votimit nuk ndikon në rritjen e shifrave të pandemisë.

Por ajo që po vëmë re është se disa parti politike nuk po i zbatojnë si duhet ato rekomandime që kemi dhënë dhe gjen rastin tju lutem përulësisht të gjithë drejtuesve të fushatave elektorale të mos bëjnë grumbullime njerëzish pa respektuar distancën e sigurisë dhe mbajtjen e maskave  sepse dhe në pamje televizive duken njerëz të afruar njerëz që s’mbajnë maska apo që e mbajnë maskën te mjekra”, tha zv.ministrja për Report Tv.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit