Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rakacolli e shqetësuar për rritjen e rasteve të reja, Alimehmeti tregon pse Delta na infekton më shpejt se variantet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Rakacolli e shqetësuar për rritjen e rasteve të reja, Alimehmeti

Tema kryesore në vend është varianti i ri i Covid, Delta, i cili erdhi nga Britania dhe në Indi mori një zhvillim më agresiv dhe për shkak të ambientit atje. Ky variant tani është bërë mbizotërues në shumë vende të botës, duke ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore.

Përderisa Delta është prezent në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi dhe Itali, autoritetet tona kanë dyshime të forta se ka mbërritur edhe tek ne. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në studion e "Repolitix", u shpreh se ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për mbërritjen e këtij varianti, rritja e rasteve të reja të infeksionit që u vu re në dy ditët e fundit, është shqetësuese.

"Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen", tha Rakacolli.

Nga ana tjetër mjeku i mirënjohur Ilir Alimehmeti tha se janë disa arsye se pse ky variant po përhapet më shumë dhe më shpejt se të tjerët.

“Ky variant ka simptoma pak më ndryshe se covid normal, nuk ka shumë temperaturë dhe kollë, por më shumë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti, ndaj dhe njerëzit e neglizhojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi, nuk vënë në alert veten apo familjen. Duhet direkt të kontaktohet mjekja e familjes dhe të merren masa”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.