Hapësire reklamuese

Rajoni

Zyrtari i "Lista Serbe" në Kosovë denoncon: Mu bë atentat, autorëve iu dështoi plani

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i "Lista Serbe" në Kosovë denoncon: Mu bë
Policia e Kosovës

Zëvendësministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook se ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jabllanoviçit, anëtar i “Lista Serbe”. Radoica Radomiroviç  ka treguar se autorëve i ka dështuar plani, ndërsa akuzon Beogradin se qëndron mbrapa kësaj.

Pas njoftimit të lajmit, policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast ku u nis pas denoncimit nga vetë anëtari i Lista Serbe.

Marko Jabllanoviçit deklaroi në komisariat se kishte vërejtur një person të maskuar me armë në dorë.

“Leposaviq, 05.05.2024 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, - njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese