Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zyrtari i lartë amerikan vijon turin në Ballkan, pritet sot në Kosovë nga Vjosa Osmani

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i lartë amerikan vijon turin në Ballkan, pritet sot në
Richard R.Verma

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R.Verma, ka nisur një tur në rajonin e Ballkanit. Pas ndalesës së parë në Shqipëri, Richard Verma do të shkojë në Kosovë ku do të pritet në një takim zyrtar nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe format e stabilizimit të marrëdhënieve fqinje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Gjithashtu pjesë e diskutimit do të jenë dhe çështje të tjera kombëtare si nxitja e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjitike.

Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në njoftim.

Zëvëndës sekretari amerikan ka zhvilluar fillimisht në takim në Tiranë i pritur nga lideri i shtetit, Edi Rama ndërsa vizita e radhës është caktuar për në Kosovë. Takimet e tij në Ballkan do të zhvilloehn nëpërmjet datave nga 7 janar deri në 11 janar, ndërsa pas Kosovës, ndalesa e radhës është Serbia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese