
Zëvëndëskryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka dalë në një deklaratë për tragjedinë e zjarrit në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Mexhiti është shprehur se përgjegjës për këtë tragjedi është opozita, pasi sipas tij licenca e falsifikuar është e lëshuar nga ata.
Gjithashtu, ai shprehet se ata nuk janë fajtorë vetëm për këtë tragjedi, duke theksuar se në kohën se opozitës ka pasur disa ngjarje dhe nuk janë dhënë masa për asnjë.
“Opozita e cila ka pasur disa ngjarje, është përgjegjëse, nuk ka të drejtë morale të bëj thirrje për dorëheqje për qeverinë, pasi ata kanë mbrojtur krimin dhe nuk kanë dhënë dorëheqje. Sepse licenca është e dhënë nga opozita, prandaj është përgjegjëse”, u shpreh ai.