Hapësire reklamuese

Rajoni

Zjarret "gjunjëzojnë" Greqinë, zjarrfikësit prej ditësh në luftë me flakët, evakuohen banorët

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret "gjunjëzojnë" Greqinë, zjarrfikësit prej
Zjarri në Keratea, afër Athinës. 30 qershor 2024

Një zjarr i madh ka shpërthyer në juglindje të Athinës të dielën, më 30 qershor, teksa autoritetet presin që situata të përkeqësohet edhe më shumë gjatë valëve të të nxehtit më vonë gjatë verës.

E mësuar me vera përvëluese, Greqia po përballet me një sezon të rëndë të zjarreve, teksa ka përjetuar valën e parë të të nxehtit me temperatura që kanë arritur në 44 gradë Celsius.

Sipas mediave lokale, zjarri nisi në qarkun Keratea mëngjesin e së dielës dhe flakët iu afruan shtëpive të banimit, përderisa kjo zonë e Athinës po përballet edhe me erëra të fuqishme.

Mediat në Greqi kanë raportuar se tri shtëpi janë djegur krejtësisht nga zjarri.

Afër 140 zjarrfikës dhe ekipe të tjera të shpëtimit, tetë helikopterë dhe nëntë avionë janë angazhuar për të shuar flakët.

Autoritetet kanë aktivizuar alarmin për evakuim, duke u bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga gjashtë zona afër kryeqytetit grek, Athinës. Zjarri në Athinë shpërtheu një ditë pasi një zjarr tjetër kishte shpërthyer në zonën e njëjtë, por që u vu nën kontroll nga zjarrfikësit.

Po ashtu, një zjarr shpërtheu në ishullin Serifos pasditen e së shtunës, por autoritetet arritën që ta vinin nën kontroll mëngjesin e së dielës.

“E gjithë pjesa jugperëndimore e Serifosit është djegur. Zjarri u ndal kur arriti në bregdet”, tha kryetari i Serifosit, Konstantinos Revintis.

Zjarri shkaktoi dëme nëpër shtëpi, depo dhe objekte të kultit, tha ai. Ministria e Mbrojtjes Civile tha se pret zjarre me rrezik të lartë në Atika, Peloponez, Kretë, rajone që gjenden në veri dhe jug të Egjeut.

Sipas autoriteteve, më 29 qershor në mbarë Greqinë shpërthyen mbi 40 zjarre dhe shteti u përball me erëra që tejkaluan 100 kilometra në orë. Më 30 qershor kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u bëri thirrje grekëve që të përgatiten për një sezon të vështirë të zjarreve.

“Kohë të vështira po na presin. Përpjekjet tona janë të vazhdueshme”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese