Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, votojnë sot të sëmurët, të burgosurit dhe të moshuarit

Shkruar nga Newsbomb

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, votojnë sot

Sot në Maqendoninë e Veriut është heshtje zgjedhore dhe përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Siç është bërë rutinë, një ditë para zgjedhjeve, votojnë vetëm të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.

Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese