Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ Bujar Osmani i pari në Tetovë me 38,7%, ja kush kryeson në nivel vendi

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ Bujar Osmani i pari
Arben Taravari/ Bujar Osmani

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan sot për presidentin e vendit. Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa i mbyllën në orën 19:00 ku dhe nisi procesi i numërimit të votave.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kanë votuar rreth 48,34% e qytetarëve, ose 801.645 votues nga 1.814.317 që ishin në lista.

Deri tani, 21:00 raportohet se janë numëruar rreth 38% e votave dhe në nivel vendi kryeson kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova me një përqindje prej 35,37%, duke mbajtur një avantazh të dukshëm në krahasim me kundërshtarin më të afërt, Stevo Pendarovski.

I dyti renditet kandidati shqiptar Bujar Osmani nga Fronti Evropian me 18,18% të votave, më pas Pendarovski me 17,34%. Lista vijon me kandidatin tjetër shqiptar Arben Taravari nga VLEN ku deri tani ka 13,26%.

Gjithashtu nga numrimi i votave në në 74 qendra të votimit Bujar Osmani është ai i cili ka 38,7% të votave dhe Arben Taravari 36.86%.

Ndërsa në Tetovë Bujar Osmani po kryeson i cili ka 38,7% të votave dhe i dyti shqiptari tjetër Arben Taravari me 36.86%. Ndërsa pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve

Sipas KSHZ-së, këto janë rezultatet e kandidatëve për president:

Gordana Siljanovska-Davkova – 112.580 | 35,37%

Bujar Osmani – 57.870 | 18,18%

Stevo Pendarovski – 55.209 | 17,34%

Arben Taravari – 42.210 | 13,26%

Maksim Dimitrievski – 23.529 | 7,39%

Biljana Vankovska – 13.310 | 4,18%

Stevçe Jakimovski – 2.912 | 0,91%

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ Bujar Osmani i pari
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese