Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Presidenca në duart e VRMO, ja kush nga shqiptarët po prin në "parlamentaret"

Shkruar nga Newsbomb

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Presidenca në duart e VRMO, ja

Gordana Siljanovska, kandidatja e VMRO, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vendin fqinj, ndonëse është numëruar vetëm një pjesë e votave, Siljanovska kryeson bindshëm me 62%, teksa presidenti aktual Stevo Pendarovski ka arritur të mbledhë vetëm 30.4% të preferencave.

Raundi i dytë i presidenciale mund të quhet i vlefshëm pasi dhe KSHZ konfirmoi se pjesëmarrja në votime kaloi pragun e nevojshëm të 40%.

Ndërsa rezultatet e para kanë dalë edhe për zgjedhjet parlamentare. Rreth një orë pas mbylljes së procesit të votimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar dhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtyre të dhënave, nga fletët e votimit të numëruar, VMRO-DPMNE renditet e para me 33.8% të votave, Koalicioni për të ardhmen Europiane, LSDM me 11.3%, Koalicioni Fronti Europian me 22% të votave, teksa VLEN ka arritur të mbledhë 19.2%.

Sipas të dhënave paraprake nga KSHZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë për zgjedhjet presidenciale 46.34 %, teksa në ato parlamentare, 53.43 %.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese