Hapësire reklamuese


Rajoni

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, përsëritet procesi në 7 qendra votimi

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, përsëritet procesi në
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut ka rihapur sërish siparin e zgjedhjeve për qytetarët në disa qendra votimi, të cilët do të kenë mundësi që të votojnë ditën e sotme, pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të ribërë procesin në këto qendra.

Sipas mediave vendase, qendrat e votimit jan hapur në orën 7 të mëngjesit, ndërsa shtojnë se nuk janë raportuar probleme gjatë zhvillimit të procesit. Nisur nga raportimi i tyre, rivotimi është hapur në katër qendra të Komunës Dollnen, në 2 qendra të votimit në Komunën e Krushevës si dhe një vendvotim në Komunën e Zhelinës.

Në këto zgjedhje, kanë të drejtë votimi, 4521 voutes. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e 8 majit në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.

Gjatë ditës së djeshme, në këto qendra kanë votuar personat e sëmurë dhe të paaftë për të lëvizur në mënyrë të pavarur, si dhe personat që janë duke vuajtur dënimin me burg. Gjithashtu, pjesë e procesit kanë qenë edhe personat që janë të vendosur në qendrat e kujdesit azilant.

Kujtojmë se zgjedhjet vendore dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në datën 8 maj, ku nuk u raportua për incidente të mundshme gjatë procesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese