Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë me kërkesën që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.
Lajmin e ka bërë me dije Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Përmes një letre zyrtare të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i thotë Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.
“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkruan Kamberi në Facebook.