Hapësire reklamuese

Rajoni

Zëvendësohet Lajçak, ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Newsbomb
Zëvendësohet Lajçak, ambasadorët e BE-së
Peter Sorensen

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen do të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në këtë pozitë. Ai është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas. 

Përfaqësuesit e posaçëm të BE-së emërohen nga kryediplomatja e bllokut, por emërimi i tyre duhet të konfirmohet edhe nga vendet anëtare në Këshill. Prandaj, pritet që të hënën, Sorensen të konfirmohet në postin e emisarit për dialog, ku do të marrë miratimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, në mënyrë që nga fillimi i shkurtit të nisë mandatin e tij.

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Ndërkohë, të dërguarit aktual, Miroslav Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese