Hapësire reklamuese

Rajoni

“Zemra i rrahu deri në momentin që sytë ia panë edhe një herë të birin”, Çitaku pas vdekjes të babait të Hashim Thaçit: Pusho në paqe

Shkruar nga Newsbomb
“Zemra i rrahu deri në momentin që sytë ia panë edhe
Haxhi dhe Hashim Thaçi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit, Haxhi Thaçit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i ka përcjellë ngushëllime familjes Thaçi për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se zemra e tij rrahu deri në momentin që sytë mundën t’i shohin edhe një herë të birin.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi. Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij. Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin. Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, shkruan në postimin e saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese