Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zëdhënësja e Rusisë, Zakharova: Asambleja ka shkelur të drejtën evropiane, Kosova nuk është një shtet i pavarur

Shkruar nga Newsbomb
Zëdhënësja e Rusisë, Zakharova: Asambleja ka shkelur të
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se është shkelur e drejta evropiane, nisur nga vendimi i Asamblesë Kombëtare për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës, pasi sipas saj thyen rregullat dhe kushtet e këtij Këshilli , duke qenë se Kosova nuk është akoma një shtet i pavarur.

“Kosova e vetëshpallur nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Votimi në mbështetje të të ashtuquajturës Kosova është turp për Asamblenë e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për shkeljen e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë.

Duhet theksuar se e vetëshpallura Kosovë është krejtësisht e papërgatitur për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse, sipas statutit, në këtë organizatë pranohen vetëm shtetet e pavarura, e që Kosova nuk është”,- tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Reagimi i zëdhënëses, Zakharova vjen pasi Asambleja Kombëtare e Këshillit të Europës, votoi “pro” anëtarësimit të Kosovës në KiE, në mbledhjen e zhvilluar ditën e martë në Strasburg. Ndërkohë që kujtojmë se edhe për  Serbinë, ky vendim nuk ishte i drejtë. Shteti serb ndërmori veprime hakmarrëse ndaj qytetarëve kosovarë një ditë pas vendimit të Asamblesë, ku disa autobuzë me udhëtarë u bllokuan në pikat kufitare të Serbisë me vendet e tjera fqinje, ndërsa u arrestuan edhe 5 policë kosovarë midis tyre, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës.

Pas pranimit të aplikimit, Këshilli i Evropës ka dërguar në Kosovë disa juristë eminentë që kanë bërë vlerësimin për funksionimin e demokracisë në Kosovë. Nisur nga vlerësimi i raportit, thuhet se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se ka një demokraci funksionale, ndërsa nga ana tjetër Kosova është zotuar po ashtu që do të respektojë të gjitha obligimet e saj që kërkohen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese