Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një deklaratë për gazetarët ka ripërsëritur se Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë marrëveshejt ndryshe do të përballen me pasoja serioze.
Stano tha se të dyja vendet do kenë pasoja serioze në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
Por Stano nuk ka folur për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se Serbia po shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Veprimi i fundit nga Serbia për themelimin e një ekipi, shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja.
“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit.
Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së”, - tha Stano.