Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zbulohet VIDEO e përdhunimit të turistes suedeze në Greqi, dënohet me 11 vite burg shqiptari

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet VIDEO e përdhunimit të turistes suedeze në Greqi,
Fotografi ilustruese

Gjykata e Apelit të Kretës në Greqi ka dënuar me 11 vite dhe 3 muaj burg një 48-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur fajtor për disa akuza të rënda, përfshirë përdhunimin e një turisteje suedeze, vjedhjen e sendeve, dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe hyrjen e paligjshme në vend.

I dënuari, i cili është baba i katër fëmijëve dhe banues në Chania, ka mohuar akuzat për përdhunim dhe dhunë ndaj policisë, megjithatë ai nuk arriti të bindte gjykatën për pafajësinë e tij.

Çështja ka marrë një kthesë të rëndësishme më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar të notonin në plazhin e Platanias gjatë natës. Pas notit, ata kanë zbuluar se i kishin vjedhur çantën, një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.

Më pas, duke përdorur një tjetër iPhone të vajzës, ata aktivizuan aplikacionin e gjurmimit të telefonit, i cili i çoi në një vend të afërt, ku i pikasën të pandehurin dhe një bashkëpunëtor të tij, të cilët kishin telefonin e vjedhur. Gjatë hetimeve, u gjet edhe ora e vjedhur.

Sipas hetimeve të mëtejshme, doli se 48-vjeçari ishte pjesë e një ngjarje tjetër kriminale, ku ai kishte marrë pjesë në përdhunimin në grup të një turisteje suedeze më 11 gusht 2021, disa ditë para vjedhjes së telefonit.

Në seancën gjyqsore, e cila zgjati rreth 4 orë, dëshmitarët dhe dy policë dhanë detaje për zhvillimet e ngjarjeve dhe dëshmuar për ngjarjet që çuan në arrestimin e të pandehurit, i cili ishte i ndaluar në burgun e Grevenës që nga viti 2021.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese