Hapësire reklamuese

Rajoni

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi: Do të fitonte një milion euro fitim nga droga

Shkruar nga Newsbomb
Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi: Do të
Pamje nga operacioni

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije gjatë një operacioni policia arriti të zbulonte dhe sekuestronte një plantacion të madh kanabisi në një zonë me bimësi të dendur në komunën e Trifilisë.

Shqiptari, së bashku me persona të tjerë, kishin ngritur një kamp me panele diellore dhe pajisje të tjera për mbikëqyrjen dhe rritjen e bimëve narkotike, shitja e të cilave do të sillte më shumë se 1 000 000 euro fitim.

Plantacioni me 812 fidanë kanabis në një fazë të hershme zhvillimi është lokalizuar nga policia e Prokurorisë së Narkotikëve të Kalamatës. Në kuadër të këtij operacioni ra në pranga shqiptari, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të bandës që ushtronin aktivitetin kriminal.

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi: Do të
Pamje nga operacioni

Siç rezultoi dhe nga hetimet, anëtarët e kësaj bande kishin blerë fillimisht farat e kanabisit dhe pajisjet e specializuara dhe më pas gjetën tokën ku dhe mbollën 812 fidanët brenda kutive plastike.

Brenda plantacionit ata kishin ngritur dhe një kasolle ku të jetonin, ndërsa në pikat më të larta kishin vendosur panele fotovoltaike  përmes të cilave karikonin celularët dhe radiot për të komunikuar.

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi: Do të
Pamje nga operacioni

Gjatë operacionit në të cilin u arrestua 38-vjeçari, u gjetën dhe sekuestrua fidanishtja me fidanë, lopata, dhe pajisje të tjera kultivuese dhe vaditëse, panelet diellore, shumë ushqime, dy çanta shpine për mbijetesë, një palë dylbi, dy lente, një celular dhe një automjet, si dhe 100 euro dhe 1500 lekë.

Shqiptari i arrestuar akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim droge me qëllim trafikim dhe shkelje të legjislacionit për komunikimet elektronike.

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi: Do të
Pamje nga operacioni

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese