Hapësire reklamuese

Rajoni

Zbrazi pistoletën mbi tre të rinjtë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e 21-vjeçarit (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Zbrazi pistoletën mbi tre të rinjtë, policia kërkon
Ne foto: Agron Gashi

Agron Gashi, është  autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Pejës ku pas një konflikti plagosi me armë zjarri tre shtetas të rinj.

Sipas asa që mediat vendase bëjnë me dije gjendja shëndetësore e të plagosurve është e rëndë, ku një prej tyre mësohet se plumbat e kanë kapur në qafë dhe gjoks.

Teksa kërkimet për autorin e kësaj ngjarje janë shtrirë në të gjithë vendin, policia ka kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të riut.

Agron Gashi sipas policisë akuzohet për veprën penale, “vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë ose e-mail: [email protected]

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qendër të Pejës. Agron Gashi qëlloi me armë zjarri tre të rinjtë, nga e njëjta familje dhe më pas u largua me vrap.

Zbrazi pistoletën mbi tre të rinjtë, policia kërkon
Autori i ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese