Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zbardhet dinamika e vrasjes në Greqi, shqiptari e largoi në gjendje të dehur, greku u rikthye pas një ore me shokë dhe e sulmoi

Shkruar nga Newsbomb
Zbardhet dinamika e vrasjes në Greqi, shqiptari e largoi në gjendje
Viktima

Është zbardhur dinamika e ngjarjes tragjike në qendër të Serres të Greqisë ku mbeti i vrarë një person.

Nga informacionet e para është raportuar se një shtetas shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, 29 vjec nga Durrësi, goditi me thikë për vdekje shtetasin grek  Nj.L, 34 vjeç, babai i tre fëmijëve. Viktima u ndalua në hyjë të lokalit të natëes pasi ishte në gjendje të dehur.

Sipas informacioneve, në dosjen e ngritur për rastin me akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim, përfshihen katër meshkuj, tre shtetas të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç. Për momentin 27-vjeçari dhe 29-vjeçari janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Si ndodhi ngjarja

Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në portën e lokalit ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore supozohet se kanë lënë një takim me grupin e autorëve, ose kanë pritur mbylljen e lokalit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta u ndez sherri dhe gjatë përleshjes njëri prej tyre, ndoshta vetë truproja i lokalit, nxori një thikë të tipit ushtarak dhe arriti të godiste dy herë viktimën, njërin prej tyre në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve të policisë, një tjetër person nga grupi i autorit ka qëlluar me pistoletë manovër në ajër.

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë ndoshta nën ndikimin e alkoolit kur ka shkuar për të hyrë në lokalit, ndërsa po hetohet nëse autorët punonin aty apo kanë qenë klientë.

34-vjeçari është baba i dy fëmijëve, ndërsa gruaja e tij është shtatzënë me fëmijën e tretë. Sipas informacioneve, 34-vjeçari ishte banues në Lefkona. Banorët e zonës flasin për një familjar të qetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese