Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç: SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj për të ruajtur stabilitetin në rajon

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç: SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj për
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takim me Elizabeth Allen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se SHBA duhet të rrisë ndikimin e saj në rajon me qëllim për të ruajtur stabilitetin.

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për diplomacinë për çështjet publike të SHBA, Elizabeth Allen, ku edhe i ka evidentuar rëndësinë e pranisë së SHBA-së për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë.

Gjthashtu gjatë këtij takimi, Vuçiç ka diskutuar edhe për presionet me të cilat, sipas tij po përballet Serbia dhe serbët në këtë kohë.

Kam vënë në dukje presionet me të cilat ballafaqohet Serbia dhe serbët. Kërkova nga SHBA që të forcojnë angazhimin e tyre dhe të përdorin ndikimin e tyre për të ruajtur stabilitetin e rajonit dhe për të krijuar parakushte për bashkëpunim të sinqertë dhe përparim konkret të rajonit dhe të gjithë qytetarëve tanë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të begatë”,- tha Vuçiç.

Ndërkohë vlen të theksojme se nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, do të qëndrojë gjatë javës në Kosovë në kuadër të një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese