Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vuçiç sulmon sërish Kurtin: Ëndërron të veshë uniformë, mendon se mund të jetë Zelensky i ri

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç sulmon sërish Kurtin: Ëndërron të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sërish ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ai ka ambicie të bëhet si Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Vuçiç, qëllimi i Kurtit është të përqendrohet në zhvillimin dhe progresin e Serbisë përmes infrastrukturës dhe projekteve të tjera.

Në një paraqitje publike, Vuçiç komentoi edhe një deklaratë të Kurtit për agjencinë e lajmeve, Associated Press ku ai shprehte shqetësimin se paqja në Ballkan do të rrezikohej nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë. Vuçiç e interpretoi këtë si një dëshirë të Kurtit për t'u angazhuar në konflikte.

Ai gjithashtu e akuzoi palën kosovare për bllokimin e dialogut dhe për fokusimin në tema të luftës, ndërsa sipas tij, Serbia është përkushtuar për zhvillim.

Vuçiç shprehu besimin se rrethanat do të ndryshojnë dhe se do të kuptohet rëndësia e dialogut dhe zgjidhjeve kompromisi, duke shtuar se kërcënimet dhe veprimet agresive nuk do të sjellin rezultate pozitive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese