Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vuçiç në bisedë telefonike me Macron: Angazhim të plotë të BE-së për themelimin e Asociacionit

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç në bisedë telefonike me Macron: Angazhim të
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me homologun francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lideri serb, Vuçiç nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram, ku shkruan se i ka kërkuar Macron që çështja e Serbisë me Kosovën të zërë vend të rëndësishëm në axhendën e Bashkimit Europian.

Lideri serb, Vuçiç shkruan në vijim se i ka evidentuar atij edhe kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë.  

Vuçiç shkruan se në këtë bisedë telefonike ka thënë se se dialogu duhet të jetë pjesë e agjendës me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë një takim në Bruksel me 26 qershor, në kuadër të raundit të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese