Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç: Kurti ëndërron të veshë uniformë dhe të aktrojë si Zelensky i vogël i Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç: Kurti ëndërron të veshë uniformë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Vuçiç gjatë një deklarate ka komentuar komentin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë me Rusinë.

Presidenti serb ka thënë se Serbia do të vazhdojë të armatosur si shenjë parandaluese ndaj tipave agresiv siç është Albin Kurti dhe disa të tjerë duke shtuar se Albin Kurti do të veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkanin Perendimor.

“Kurti është i vetëmi që do luftë, pasi gjithë jetën ai vuan ta veshë uniformën dhe të aktrojë si një Zelenskiy i vogël në Ballkan, por kjo dëshirë nuk do t’i realizohet, meqenëse ai nuk ka lidhje me territorin sovran dhe territorin e pavarur.”

A do të investojë Serbia në industrinë e saj, sigurisht që po, a do të blejë Serbia gjithçka që i nevojitet po natyrisht për të pasur një faktor parandalues ndaj tipave agresiv si është Albin Kurti dhe disa të tjerë”, - tha Vuçiç ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese