Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të dy vendeve për thellimin dhe ngritjen e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik dhe ndërtimin e komunitetit të Serbisë dhe Kinës me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.
Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin Kombëtar u shkëmbyen 28 dokumente bashkëpunimi.
Presidenti Vuçiç tha pas takimit kokë më kokë me Xi Jinping, se dy vendet presin përparim në bashkëpunimin e përbashkët, i cili do të ngrihet në nivelin e një të ardhmeje të përbashkët.
Vuçiç shtoi se për të gjitha çështjet politike, Serbia ka dhe do të ketë mbështetjen e Kinës, ndërsa theksoi se edhe Serba do bëjë të njëjtën gjë. Gjithashtu, lideri serb tha se ka diskutuar me Xi për tregtinë e lirë, industrinë, inteligjencën artificiale, bashkëpunimin në sektorin e sigurisë ushtarake, kulturën, kujdesin shëndetësor, linjat ajrore, Expo.
“Kemi marrë garanci se Kina do të mbështesë Expo në çdo mënyrë, e cila është një mundësi për zhvillim. Ne kemi ngritur pothuajse të gjitha temat dhe përshtypja e të gjithë njerëzve. Më duhet të them, që në këtë format të ngushtë, është se nuk kemi mundur kurrë të marrim një analizë kaq të thellë të gjithçkaje që po ndodh në botë. Faleminderit për respektin që keni për një vend të vogël si Serbia. Ne do ta bëjmë me qëndrimin tonë për t'ju shpërblyer dhe për të treguar respekt për Republikën Popullore të Kinës dhe për ju personalisht”,- tha Vuçiç.
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se në bisedimet e sotme me presidentin Vuçiç është arritur një konsensus domethënës dhe se Serbia do të jetë vendi i parë nga Evropa me të cilin do të ndërtohet një komunitet me të ardhme të përbashkët.
“Në total ka 6 hapa praktikë për një komunitet me një të ardhme të përbashkët. E para është marrëveshja e tregtisë së lirë. Në më pak se dy vite, Kina mbështet Serbinë në organizimin e Ekspos.
Pas 3 viteve, Kina do të importojë më shumë produkte të veçanta bujqësore. Në periudhën e 4 viteve , Kina do të mbështesë 50 shkencëtarë të rinj nga Serbia. Kina do të ftojë 300 të rinj për të studiuar. Kina do të mbështesë linjën ajrore në Guangzhou. Kina do të jetë krah për krah me Serbinë”,- tha lideri kinez Xi Jinping.
Gjithashtu, Jinping tha se mbështet Serbinë në respektimin e pavarësisë dhe ruajtjen e sovranitetit territorial në lidhje me Kosovën.
“Kina mbështet Serbinë në respektimin e pavarësisë së saj, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial në lidhje me Kosovën. Të dyja palët do të vazhdojnë bashkëpunimin produktiv në një gamë të gjerë. Të dy palët do të rrisin shkëmbimet mes njerëzve në të gjithë sektorët”,- përfundoi Jinping.