Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrau me thikë në fyt mbesën me kancer, momenti kur daja monstër mbërrin në Gjykatë, familjarët i bëjnë pritë

Shkruar nga Newsbomb
Vrau me thikë në fyt mbesën me kancer, momenti kur daja
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tensione janë regjistruar këtë të martë para Gjykatës në Ilia të Greqisë ku daja vrasës i 11-vjeçares është pritur nga familjarët dhe bashkëfshatarët e të miturës.

Që prej orëve të para të mëngjesit ata ishin grumbulluar para ambienteve të Gjykatës, në pritje të autorit që i mori jetën vajzës fatkeqe në një mënyrë monstruoze. Me fotot e saj në duar, familjarët kanë kërkuar drejtësi për Vasilikën e cila u vra nga duart e dajës së saj.

 “I lutem Zotit atje që të paguajë në mënyrën më të keqe.Edhe unë kam fëmijë, nuk do të doja të isha në pozicionin e kësaj nëne me dhimbjen që po përjeton”, tha i revoltuar një i afërm i 11-vjeçares.

“Vajza e tij është 10 vjeçe, ai nuk e kishte menduar këtë. Gruaja e tij është gati të lindë”, thanë të afërmit e tjerë, duke kërkuar burg të përjetshëm për 37-vjeçarin.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në mediat greke sapo makina e policisë me 37-vjeçarin brenda ka mbërritur pranë ambienteve të Gjykatës, familjarët dhe qytetarët i janë “sulur”. Për shkak të tensioneve që u krijuan makina e policisë u detyrua të kthehej mbrapsht si rrjedhojë edhe seanca gjyqësore ndaj vrasësit u shty.

Kujtojmë se vajza 11-vjeçare Vasiliki prej disa ditësh rezultonte e zhdukur dhe prindërit e saj ishin në ankth për fatin e vajzës. Menjëherë policia greke u vu në kërkim të vajzës, kur ditën e djeshme gjetën në një fushë trupin e pajetë.

Pas hetimeve policia ra në gjurmë se akti ishte kryer nga daja i saj 37-vjeçar, i cili gjatë kohës që nëna e vajzës qante, ai i qëndronte për ta mbështetur, teksa të bijën ja kishte vrarë me duart e tij.

Fillimisht ai nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por pas fakteve që dolën në dritë ai u shpreh: “e çova në fushë dhe e vrava”, pa dhënë më shumë detaje.

Vrau me thikë në fyt mbesën me kancer, momenti kur daja
Fotomontazh: Pamje ku u gjet trupi i te mitures dhe 11 vjecarja

Ndoshta përgjigjet për aktin e tij çnjerëzor mund të merren nga e kaluara e tij pasi në vitin 2017 ai u arrestua për përdhunim të një të mituri.Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Policia dyshon se daja ka nxjerrë mbesën në fushë, ku ka tetuar ta përdhunojë, ajo ka kundërshtuar dhe më pas 37-vjeçari e ka goditu 11-vjeçaren disa herë në fyt me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do zbardhë shkakun e vdekjes së 11-vjeçares, dhe nëse e mitura është abuzuar seksualisht.

Vrau me thikë në fyt mbesën me kancer, momenti kur daja
37-vjeçari monster

Ndërkohë, më herët nëna e të miturës zbuloi se vogëlushja e saj kishte kancër në mëlçi.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë. Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese