Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrau mbesën 11-vjeçare pasi tentoi ta përdhunojë, 37-vjeçari grek transferohet fshehurazi në burgun e veçantë

Shkruar nga Newsbomb
Vrau mbesën 11-vjeçare pasi tentoi ta përdhunojë,
11-vjeçarja dhe vrasësi 37-vjeçar

Vrasësi i 11-vjeçares Vasilika nga Myrtia e Ilisë, ka mbërritur dje në burgun e Grevenit. 37-vjeçari i cili vrau mbesën minorene me kaçavidë, pasi tentoi t’a përdhunonte është transferuar në një burg i cili është vetëm për persona të dënuar për abuzime seksuale.

Transferimi i tij u krye në mënyrë të fshehtë për të shmangur incidentet që mund të ndodhnin pasi ka rrezik se mund të vritet për hakmarrje.

37-vjeçari ndodhej deri pardje në Drejtorinë e Policisë së Ilisë, nën masa të forta sigurie dhe herët në mëngjesin e së dielës u vendos transferimi i tij fshehurazi në Patra, për të shmangur incidentet.

Ai ndodhej deri pardje në Drejtorinë e Policisë së Ilisë, nën masa të forta sigurie dhe herët në mëngjesin e së dielës u vendos për transferimin fshehurazi në Patra.

Pasi mbërriti në qendrën e paraburgimit, iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t’i nënshtrohet psikologëve dhe psikiatërve specialistë për të kontrolluar nëse ekziston rreziku i vetëlëndimit apo a do t’u sillte telashe shokëve të tij të burgosur.

Masakrimi i vajzës 11-vjeçare Vasiliki nga daja i saj ka tronditur Greqinë, duke sjellë dje një situatë kaotike jashtë gjykatës së Pirgos. Familjarët e viktimës dhe dhjetra qytetarë janë vërsulur drejt makinës së policisë, që shoqëronte autorin e ngjarjes drejt gjykatës.

Gjithçka filloi mbrëmjen e së dielës, ku vogëlushja doli nga shtëpia e saj në Myrtia Ilias për të shkuar te gjyshi. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë të zezë, e cila rezultoi se i përkiste dajës së saj.

E mitura ka hipur në automjet sepse ka njohur dajën e saj të cilit i besonte. Këtu fillon thrilleri. 37-vjeçari e ka çuar fëmijën në një zonë rurale dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Vogëlushja ka rezistuar dhe kur 37-vjeçari ka kuptuar se ajo do të fliste me prindërit, e ka goditur me një kaçavidë në qafë. Më pas ai braktisi trupin e pajetë të vogëlushes dhe u zhduk.

Autori e prano aktin e tij pa thënë asgjë për motivin e tij. Ai ishte akuzuar edhe para disa vitesh për përdhunim të një të miture dhe ishte vënë para drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese