Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasja e 42-vjeçares në Vushtrri nga ish-pronari, flet mes lotësh kunati i Nexhmije Haradinit: Punonte që të ndihmonte të shoqin, ai e ka kërcënuar vëllain…

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 42-vjeçares në Vushtrri nga ish-pronari, flet mes
Nexhmije Haradini, Arsim Morina

Një vrasje e dyfishtë ndodhi ditën e 24 marsit në Vushtrri të Kosovës ku Arsim Morina, pronar i furrës së bukës “Diellza”, vrau me armë zjarri ish-punonjësen e tij Nexhmije Haradini e më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nënkalim në afërsi të furrës së bukës, teksa Arsim Morina kishte ruajtur lëvizjet e viktimëës. Nexhmije Haradini fillimisht ka hipur në autobusin e punës teksa ka udhëtuar për pak kilometra, e më pas ka zbritur dhe është përballur me autorin.

Sipas dëshmive të familjarëve, Arsim Morina ka kryer vrasjen për motive xhelozie, pasi Nexhmije Haradini kishte filluar të punonte përballë biznesit të Morinës pas 8 vitesh në një tjetër furrë buke përballë tij.

Të njëjtën deklaratë ka bërë dhe kunai i Nexhmije Haradinit për News24, ku mes lotësh shprehet se e gjitha ka ndodhur për shkak të xhelozisë se përse viktima nisi punë tek konkurenti i autorit.

Nexhmije Haradini ka qenë e punësuar për 8 vite me radhë në furrën e bukës “Diellza” së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo është ndarë nga puna rreth 8 muaj më parë dhe më pas është punësuar në një tjetër furrë buke përballe asaj “Diellza”.

Ishte gruaja e vëllait tim, ka punuar në atë furrë 8 vite, e ndërpreu disa herë punën.

3 herë e ka larguar ai nga puna dhe më pas ajo nuk ka pranuar të rikthehet. Jam i bindur që e ka bërë për xhelozi pse nisi një punë tek konkurrenti i tij. Kurrë nuk kemi pasur asgjë të keqe me askënd. Lajmin e kemi marrë vesh pasi erdha nga puna dhe pashë një tubim dhe më thanë një grua është e vrarë. Më tregoi një komshie.

Gratë mundohen të punojnë e t’i ndihmojnë burrit dhe në fund e pësojnë për shkak të njerëzve të ligj”, tha ai mes lotësh,

Ndërkohë gazetarja e News24, ka zbardhur detaje të reja, e cila pohon për ekzistencën e disa mesazheve kërcënuese që Arsim Morina i ka dërguar bashkëshortit të viktimës, referuar deklaratave të familjarëve.

Për shkak të konkurencës ai e vret zonjës. Pronari i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues për shkak të konkurrencës, referuar thënieve të familjarëve.

Ekzistojnë edhe mesazhe që i ka dërguar bashkëshortit të së ndjerës ku i thotë: Ku po takohemi?”, u shpreh gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese