Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, reagon Kurti: Nuk na duhen detajet...

Shkruar nga Newsbomb

Vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti, reagon Kurti: Nuk na

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot, ku e vrarë mbeti një 21 vjeçare në Ferizaj. Dyshohet se e reja u vra nga ish-bashkëshorti i saj, teksa i plagosur mbeti dhe vëllai i saj i mitur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se nuk ka pse t’i dijë detajet, por kërkon që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot.

Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

Paraprakisht, mësohet se gruaja që ka mbetur viktimë strehohej në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pasi ishte ndarë nga bashkëshorti, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen. Ai ka hyrë në qendër dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt ish-gruas.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për Gazetën Express se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, është shprehur ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese