Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Del VIDEO para se të ndërronte jetë, momenti kur mjekët i japin ndihmën e parë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Del VIDEO para se të
Foto nga vendi i ngjarjes/ Viktima Orgito Lloci

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Kretë të Greqisë ku u vra një 20-vjeçar shqiptar.

Vrasja e 20-vjeçarit Orgito Lloci ndodhi pas një përleshje me dy 24-vjeçarë grekë dhe tre të huaj, një rumun 19-vjeçar, një gjeorgjian 28-vjeçar dhe një 18-vjeçar bullgar vjeçar.

Media greke kanë publikuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar u transportua i vdekur në spital pas sherrit me të rinj në Kalives të Greqisë.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Dyshohet se i riu shqiptar është goditur me grusht në kokë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese