Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasja e 14 vjeçares në Shkup, pritet ekstradimi nga Turqia i Lupço Palevskit, organizatori kryesor i rrëmbimit të së miturës

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 14 vjeçares në Shkup, pritet ekstradimi nga Turqia i
Autori i dyshuar i vrasjes Lupço Palevski Palço dhe viktima 14-vjeçarja, Vanja Gjorçevska

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë kërkesë për ekstradimin e shtetasit maqedonas Lupço Palevski Palço, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

Sipas njoftimit nga ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Krenar Lloga, Gjykata në Republikën e Turqisë ka miratuar ekstradimin e Palevskit dhe pritet që ai të arrijë në shtetin maqedonas për t’u përballur me akuzat që janë ngritur kundër tij, si i përfshirë në vrasjen e të miturës 14 vjeçare.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”,- ka njoftuar Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Sipas Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, procedura e ekstradimit e të dyshuarit Palesvki do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa bëhet e ditur se atij i është caktuar edhe masa e sigurisë “Paraburgim”, i cili pritet që të aplikohet në momentin që ai do të mbërrijë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.  

Lupço Palevski, si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veritu u arrestua nga policia turke në Balikesiri, në datën 5 dhjetor të vitit të shkuar.

Ndërkohë, theksojmë se në lidhje me këto dy vrasje, policia ka si të dyshuar edhe tre persona të tjerë, të cilët mendohet se ishin të përfshirë në vrasjen e të miturës.  Gjithashtu, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në vrasjen e 14 vjeçares dyshohet se bashkëpuntor ka qenë edhe babai i saj.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në qytetin e Velesit.

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor 2023, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Sipas organeve të ndjekjes penale, “motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”.

Sipas policisë maqedonase, viktima tjetër, 74-vjeçari nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

14-vjeçarja u raportua e zhdukur që prej datës 27 Nëntor në Shkup teksa kthehej nga shkolla. Trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua disa ditë më pas, më 3 dhjetor 2023.

Gazetarja Elida Zylbehari ka treguar se 14-vjeçarja u rrëmbye afër shtëpisë së saj. Autorët pas rrëmbimit i lidhën këmbët e duart dhe e futën në një qese e më pas në makinë. Ndërkohë, vetëm dy orë e gjysëm pasi e rrëmbyen, sipas gazetares të miturën e kanë vrarë.

Gjithashtu, ajo foli dhe për Ljupço Paleski-Palço, i cili dyshohet se është organizatori kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares. Ajo tha se ai është një aktivist pro-rus që ka përfituar gjithmonë nga RMV përmes zhvatjes dhe lidhjeve që ka në institucione.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese