Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vrasja e 14 vjeçares në Maqedoninë e Veriut, zbardhen detaje nga plani monstruoz i autorëve të rrëmbimit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 14 vjeçares në Maqedoninë e Veriut, zbardhen detaje
Viktimat, 74- vjeçari Pançe Zhezhovski dhe 14- vjeçarja Vanja Gjorçevska

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjajra makabre që tronditi Maqedoninë e Veriut në dhjetor të vitit të shkuar, ku u vra në mënyrë mizore 14- vjeçarja Vanja Gjorçevska dhe 74- vjeçari Pançe Zhezhovski.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka publikuar dëshminë e 4 të arrestuarve, të cilët përgatitën planin për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares, ku një ndër to ishte edhe babai i saj, i cili donte të shantazhonte nënën e vajzës për t’i marrë një shumë të majme parash.

Megjithatë, thuhet se i moshuari 74- vjeçar nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen, pasi ai ishte viktimë në këtë mes, duke qenë se u mor peng nga autorët e vrasjes për arsye se makina e tij i’u nevojitej atyre për të realizuar planin monstruoz.

Më 22 nëntor 2023, autorët kanë rrëmbyer Pançe Zhezhovskin në Veles, për t`i marrë makinën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për rrëmbimin e Vanjës në Shkup disa ditë më vonë.

Të akuzuarit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë lidhur, më pas e kanë vënë në bagazhin e makinës dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në rrethin e Velesit, ku në mënyrë makabre, me paramendim e kanë privuar nga jeta me armë zjarri, revole me kalibër 9 milimetra”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, më 27 nëntor 2023, të akuzuarit dhe i dyshuari, të ndihmuar nga i akuzuari i katërt, para hyrjes së ndërtesës, kanë rrëmbyer 14-vjeçaren në Shkup. Babai i viktimës, përmes të dyshuarit të parë ka dhënë informacione lidhur me lëvizjen e së bijës.

Me vidë kanë hapur derën e hyrjes së ndërtesës dhe kur viktima del nga ashensori, e kanë kapur, e kanë lidhur duke e kërcënuar që të mos bërtas se ndryshe do ta vrasin. E kanë vënë në thes gjumi dhe me makinë e kanë dërguar në vendin e quajtur “Dupki” afër fshatit Brazdë.

Me paramendim dhe në mënyrë makabre e kanë privuar nga jeta, ku i dyshuari i parë ka shtënë me revole të kalibrit 9 mm, kurse të akuzuarit e kanë varrosur trupin e viktimës në gropën që paraprakisht e kishin hapur. Afër fshatit Brazdë e kanë djegur makinën “Citroen” me targa të Velesit”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Prokuroria në Gjykatën Penale ka dorëzuar propozimin për vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit dhe masën e paraburgimit shtëpiak për ndihmësin e tyre.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se aktakuza bazohet në dëshmi verbale dhe materiale, por duke marrë parasysh procedurën kundër të dyshuarit të parë të ekstraduar nga Turqia, nuk mund të publikojë detaje lidhur me materialin dëshmues.

14-vjeçarja u raportua e zhdukur që prej datës 27 nëntor në Shkup teksa kthehej nga shkolla. Trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua disa ditë më pas, më 3 dhjetor 2023, në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit, ndërsa ai i 74- vjeçarit, Pançe Zhezhovski është gjetur në qytetin e Velesit, në banesën e tij.

Në raportimin e bërë më parë, organet e ndjekjes penale në Maqedoninë e Veriut thanë se motivi i vrasjes së të miturës është përfitimi, ku babai i saj në bashkëpunim me autorët e tjerë kanë organizuar rrëmbimin dhe kryer aktin e rëndë, me qëllimin që të marrin para nga nëna e vajzës. Ndërkohë që viktima tjetër, 74-vjeçari nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por u rrëmbye dhe vra për llogari të makinës që i’u nevojitej autorëve për të realizuar rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese