
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvilloj një takim me zyrtarë amerikan.
Që prej ditës së sotme ajo do të qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një ftesë të grupit kongresistësh amerikan, për marrjen pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit, ndërsa do të mbajë dhe një fjalim në njërën nga ngjarjet kryesore të këtij organizimi të Kongresit.
Më herët është njoftuar nga Departamenti i Shtetit amerikan në faqen e vetë se Vjosa Osmani do të zhvilloj një takim me zyrtarin e lartë në Brynonë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Louis L.Bonon
“Me këtë rast, ajo do të flasë për rrugëtimin e popullit të Kosovës nga ditët më të vështira deri te sukseset e sotme, duke theksuar besimin e pashoq dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Departamentit.