
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Brian Mast në Dhomën e Përfaqësuesëve të SHBA-së.
Fokus i këtij takimi ishte lidhja e hershme e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta.
Osmani shkruan se me ardhjen e Trump në pushtet, Kosova synon rritjen e bashkëpunimit me Amerikën në sektorë të ndryshëm, përfshirë mbrojtjen si dhe investimet strategjike për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!” shkruan Vjosa Osmani.