Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vjosa Osmani krenare për Shqipërinë: Po bën hapa vendimtare drejt Bashkimit Europian

Shkruar nga Newsbomb
Vjosa Osmani krenare për Shqipërinë: Po bën hapa vendimtare
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës plenare të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Osmani u bëri thirrje deputetëve të pranishëm që të shfrytëzojnë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe secili të luajë rolin e tij me qëllim për të ndërtuar një bashkëpunim më të madh.

Duke theksuar që Shqipëria dhe Kosova janë të pandashme, Osmani nuk ka fshehur krenarinë e saj për vendin tonë dhe rrugëtimin e saj drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian.

“Ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin, na përket të gjithëve, secili prej nesh ta luajë rolin e tij, kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, por një themel që të ndërtojmë bashkëpunim më të madh, nuk janë vetëm dy shtet  të pavarura, por dy shtete të pandashme, po ndërtohet një e ardhme më e ndritur, Shqipëria po bën hapa vendimtarë drejt BE, krenari jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët, shtetet tona mund të sigurojmë vendin e merituar në familjen evropiane.

Aspirata jonë për t’u anëtarësuar nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj që jemi. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës para se të themelohej BE, vlerat qëndrojnë në vetë themelet e kombit tonë, pengesat janë tejet të mëdha, padrejtësitë sa vijnë e rriten, për t’i kaluar, duhet mbështetja e Shqipërisë, BE do të jetë më i sigurt, në i qëndrueshëm si pjesë e tij. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i japë fund regjimeve destabilizuese të Kosovës”,tha Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese