Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku kanë folur për jetën private.
Ajo ka folur për lidhjen me bashkëshortin e saj, teksa tha se planifikojnë të bëjnë një dasmë në 15 vjetorin e martesës. Osmani ka treguar se gjithmonë bashkëshorti i thotë se “më ke borxh një dasmë”.
“Fillimisht u fejuam, pastaj u martuam, por nuk patëm dasmë. Ai gjithmonë më thotë: ‘ma ke një dasmë borgj.’ Mendojmë ta bëjmë për 15 vjetorin, pasi nuk arritëm ta bëjmë për 10 vjetorin për shkak të një udhëtimi zyrtar,” tha Osmani në T7.
Mbetet për të parë nëse do ta shohim Osmanin në fustan të bardhë.
Sondazh
Poll