Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në Kretë, ku një person arriti të marrë një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe të largohet pa u vënë re. Sipas mediave lokale, hajduti hyri pa asnjë pengesë në ambientet e hotelit dhe gjeti çantën, e cila përmbante rreth 10 mijë euro.
Pasi pronarja e çantës kuptoi vjedhjen, ajo njoftoi menjëherë autoritetet. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin brenda disa orëve. Deri në momentin e kapjes, hajduti kishte shpenzuar rreth 7500 euro nga shuma e vjedhur, ndërsa pjesa tjetër e parave iu rikthye pronarës.
Sondazh
Poll