Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Mos i jepni më rëndësi, Greqia është një vend demokratik dhe s’do e ndalonte kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Mos i jepni më
Fotoarkiv/ Mitsotakis dhe Edi Rama

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka dhënë një intervistë të plotë për televizionin Alpha. Ai ka prekur shqetësimet e qytetarëve grekë si dhe politikat e vendeve fqinje me Greqinë, teksa më tej ka komentuar edhe vizitën që homologu i tij shqiptar do të bëjë nesër në Athinë .

Mitsotakis e quan normale takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë, duke shtuar se Greqia është një vend demokratik dhe nuk mund të ndalojë që një kryeministër i huaj të zhvillojë takime me bashkëatdhetarët e tij në Athinë.

“Greqia është një vend demokratik, i cili ka garantuar me Kushtetutë të drejtën e tubimit dhe padyshim që askush nuk do ta ndalonte kurrë një lider i huaj që të vinte të bënte një vizitë private në vendin tonë, të bisedonte me bashkatdhetarët e tij. Si rezultat, mendoj se çështja ka marrë pak më shumë publicitet sesa meriton realisht...”, tha ai, duke mos lënë anash as pakënaqësitë për datën që kryeministri ka zgjedhur të vizitojë Greqinë, e cila përkon dhe me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

“Nëse tani më pyesni nëse koha e kësaj vizite, disa javë para zgjedhjeve evropiane dhe me çështje të hapura lidhur me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, është koha e duhur, do t'ju them se nuk është më e drejta. Koha . Por, përtej kësaj, mos i jepni më rëndësi”, shtoi Mitsotakis.

Kujtojmë se mëngjesin e ditës së djeshme Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Greqi që në datën 12 maj, ora 11:00 të marrin pjesë në stadiumin Galatsit, salla "Christmas Theatre".

Ky tubim është quajtur si provokim nga pala greke, pasi përkon pikërisht me ditën e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili tashmë bën një vit në qeli.

Ministria e Jashtme greke i kërkoi Ramës që për shkak se janë në fazë parazgjedhore, i kërkuan atij që të shtynte vizitën për në qershor. Gjë që nuk është pranuar nga Rama.

Ndërkohë më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “X” sqaroi se vizita e tij nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese