Është përfshirë nga një zjarr masiv salla e njohur “Salla universale” në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e sallës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur ekipet e zjarrfikëseve të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, por nga sa raportojë mediat në Shkup shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaku i zjarrit në sallën e Shkupit, ndërsa nuk raportohen për të lënduar pasi salla po rikonstrukturohej nga Ministria e Kulturës.
Sondazh
Poll